Japonia ka dhenë miratmin e saj të parë për një vaksinë kundër koronavirusit të dielën, duke thënë se do të përdorte vaksinën Pfizer-BioNTech për të filluar vaksinimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor në vijën e parë këtë javë.

Ky shtet ka qenë më i ngadaltë se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa për të autorizuar çdo vaksinë të covid.

Masat e shëndetit publik kanë mbajtur me sukses normat e infektimit të ulëta, dhe vendi me 126 milionë njerëz ka regjistruar më pak se 7,000 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Sidoqoftë, fillimi i vaksinimeve është një zhvillim i rëndësishëm për Japoninë. 

Ndërsa numri i infeksioneve të reja ditore arriti një kulm prej gati 8,000 në fillim të Janarit, vendi shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në Tokio dhe rajone të tjera që është zgjatur deri më 7 Mars për shkak të shfaqjes së varianteve të reja, më infektive të koronavirusit.

Numri i infeksioneve të reja ditore ka rënë në mënyrë drastike që nga ajo kohë, me mesataren shtatë ditore nën 2,000, sipas një baze të të dhënave të New York Times.

Klan News