Japonia do të fillojë shumë shpejt të testojë ilaçin e ri për të kuruar pacientët e infektuar me koronavirus.

Sekretari i kabinetit të qeverisë, Yoshihide Suga, ka njoftuar se në testet laboratorike do të përdoret një trajtim që aplikohet për pacientët e prekur nga HIV/AIDS.

“Jemi duke u përgatitur për të filluar testet laboratorike duke përdorur ilaçet e HIV për të kuruar koronavirusin”, tha ai, por nuk pranoi të komentonte se sa kohë do të duhet që ky ilaç i ri të hidhet në treg.

Në Japoni deri më tani janë më shumë se 500 persona të prekur nga virusi i rrezikshëm kinez.

Më shumë se 1800 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, pjesa më e madhe e të cilëve janë në Kinë. Ndërsa mijëra të tjerë janë të infektuar. /tvklan.al