Japonia do të dërgojë 1 milion vaksina në Vietnam


Japonia do të dërgojë 1 milion vaksina në Vietnam

11:55 15/06/2021

Vaksinat priten të dërgohen edhe në vendet e tjera të Azisë Juglindore që po luftojnë me rritje rastesh

Japonia do të dërgojë një milion doza të vaksinës AstraZeneca COVID-19 në Vietnam, ndërsa kombi i Azisë Juglindore po lufton që të bëjë vaksinime në masë mes një rritje të infeksioneve.

Dërgesa e vaksinave AstraZeneca të prodhuara në Japoni pritet të mbërrijë në Vietnam gjatë kësaj jave. Japonia po konsideron dhurime shtesë të vaksinave edhe në Tajvan dhe po planifikon dërgesa të ngjashme në Indonezi, Malajzi, Filipine dhe Tajlandë nga fillimi i Korrikut.

Tajvani mori 1.24 milion doza AstraZeneca nga Japonia këtë muaj për  shkak të një ringjallje të rasteve. Japonia ka premtuar 1 miliard Dollarë dhe 30 milion doza në projektin COVAX që siguron vaksinat në vendet në nevojë. Gjithashtu vaksinimet në shtëpi me këtë vaksinë janë pezulluar përkohësisht pas rritjes së rasteve me mpiksje gjaku.

Tajvani ka miliona doza në porosi në të gjithë botën, por mungesat e furnizimit kanë çuar në vonesa në marrjen e tyre, me vetëm rreth 4% të një popullsie prej 23.5 milion banorësh që kanë marrë të paktën një dozë.

Klan News






Të ngjashme