Japonia thotë se do të rifillojë tregtinë e balenave në muajin Korrik, që me gjasa do të marrë kritika nga shumë vende të botës. Për këtë arsye, ky shtet do të tërhiqet nga Komisioni Ndërkombëtar i Gjuetisë, institucion që ka për detyrë ruajtjen e balenave.

Gjuetia e balenave për qëllime tregtie u ndalua në vitin 1986, pasi disa specie rrezikuan zhdukjen. Një zyrtar japonez thotë se gjuetia e balenave është pjesë e kulturës së vendit. Zëdhënësi i Qeverisë së Japonisë, Yoshihide Suga tha se gjuetia e balenave do të kufizohet në ujërat territoriale japoneze dhe në zonat ekonomike.

Largimi nga Komisioni Ndërkombëtar i Gjuetisë do të thotë se Japonia është e lirë të ushtrojë gjuetinë e balenave, edhe pse disa specie janë aktualisht të mbrojtura. Megjithatë, qeveria japoneze bëri me dije se do të ndalohet gjuetia në ujërat e Antarktikut dhe hemisferën jugore. Japonia akuzoi gjithashtu Komisionin Ndërkombëtar të Gjuetisë, duke thënë se nuk është angazhuar mjaftueshëm për të ruajtur të balancuar tregtinë e balenave, por është kujdesur vetëm për ruajtjen e numrave.

/tvklan.al