Vendet fqinje kritikojnë planin, Kina vendos kufizime në importin e produkteve të detit

Ashtu siç edhe ishte njoftuar më pare, Japonia po fillon të zbraze në oqeanin Paqësor sasinë e parë të ujit që është përdorur për ftohjen e reaktorëve të dëmtuar në centralin bërthamor të Fukushimës.

Tre reaktorë u dëmtuan rëndë pas tërmetit dhe cunamit të vitit 2011.

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike e miratoi planin muajin e kaluar, por grupet mjedisore po shprehin zemërim.

Shumica e shkencëtarëve thonë se plani është i sigurt, por vendet fqinje të Japonisë, veçanërisht Kina, e kanë kritikuar ashpër derdhjen ne oqean të ujrave të ndotura, duke vendosur kufizime për importin e produkteve të detit nga Japonia.

Të shqetësuar janë edhe ata që punojnë në tregun e peshkut në Pekin të cilët po mendojnë të marrin produktet e detit nga vende të tjera.

Patjetër që do të shmangim importimin e këtyre produkteve nga Japonia. Ne do t’i marrin këto produkte nga Rusia, psh.”

Të shqetësuar janë edhe koreano-jugorët.

Unë vij në plazh çdo verë dhe dimër. Që tani e tutje do të jem më e kujdesshme. Më pëlqejnë shumë produktet e detit, por tani do ti konsumoj më pak.”

Zbrazja e këtyre ujërave në oqeanin Paqësor është miratuar nga mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së, dhe në terren ka një ekip njerëzish për të mbikëqyrur procesin, i cili do të marrë disa dekada kohë për t’u përfunduar.

Klan News