Japonia ka hapur ambasadën e saj në Prishtinë. Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli thotë se kjo është një shenjë e miqësisë mes këtyre dy vendeve dhe tregon se Japonia është një aleat strategjik i Kosovës.

“Nder i veçantë të mirëpres në Prishtinë, ministren e shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë Abe Toshiko. Japonia është vend që ka dhënë dhe vazhdon të jap shumë për zhvillimin dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës. Japonia si vend me interes strategjik për vendin tonë, bën pjesë në mesin e aleatëve të fuqishëm me të cilët në këtë 10 vjetor të marëdhënieve diplomatike synojmë thellimin e bashkëpunimit bilateral. 

Lajmi i mirë në këtë drejtim është hapja e ambasadës së Japonisë në Prishtinë që do të hap njê dimension të ri në marëdhëniet tona. 

Në shenjë miqësie mes dy popujve tanë, pranë shtatores së Ismajl Qemalit, bashkë me ministren Abe dhe kryetarin e Prishtinës z.Ahmeti mbollëm edhe një qershi japoneze”,

thotë Behgjet Pacolli në një postim në Facebook.

/tvklan.al