Mbyllen restorante e bare, Lojërat Olimpike vihen në rrezik

100 ditë para ceremonisë hapëse, Lojërat Olimpike të Tokios vihen në rrezik. Japonia po kalon një nga situatat më të vështira pandemike, me numrin e lartë të të infektuarve dhe viktimave që kanë detyruar që kanë detyruar autoritetet shtetërore për të marrë masa drastike.  

Masat e reja parashikojnë mbylljen e restoranteve dhe bareve në orën 20:00 dhe nëse ky orar shkelet dënohet me gjobë. Vala më e madhe e të infektuarve është Osaka, e cila çoi në anullimin e rrugëtimit të pishtarit olimpik.

Stafeta e zakonshme me flakën olimpike nuk do të kalojë në rrugët e Osaka, një prej qyteteve më të mëdha të Japonisë, pasi guvernatori i kësaj bashkie ka anuluar të gjithë veprimtaritë deri në fund të Prillit.

Kjo ka vënë në alarm zhvillimin e Lojërave Olimpike, të cilat ishin programuar për tu zhvilluar verën e vitit të shkuar, por situata epidemiologjike bëri që organizatorët ta mirëprisnin këtë vit. Gjithsesi, ende nuk ka asgjë të sigurt, me datën 23 Korrik që duket sa e afërt aq edhe e largët.

Klan News