Metereologët paralajmërojnë se temperaturat e larta priten edhe në ditët në vijim

Japonia po përballet me valën më të keqe të të nxehtit në gati 150 vitet e fundit.

Termometri shënoi mbi 35 gradë Celsius në Tokio, për të pestën ditë me radhë, duke e bërë këtë valën më të rëndë të të nxehtë për muajin Qershor, prej nisjes së regjistrimit të këtyre të dhënave më 1875.

Ndërkohë, qyteti Isesaki ka regjistruar temperaturë prej 40.2 gradësh Celsius – njëherësh temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në Japoni në muajin Qershor.

 I nxehti përvëlues ka rritur paralajmërimet për mungesa të energjisë elektrike, prandaj janë shtuar thirrjet që njerëzit të kursejnë energji elektrike ku është e mundur.

Metereologët paralajmërojnë se vala e të nxehtit do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Temperaturat e larta janë bërë më të shpeshta, si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Bota tashmë është ngrohur me gati 1.1 gradë Celsius dhe temperaturat pritet  të vazhdojë të rriten, përveçse nëse qeveritë në gjithë botën vazhdojnë të ndërmarrin hapa konkretë për të luftuar ndryshimet klimatike.

Klan News