Dy gola ndaj Bahrejnit për të shkruajtur historinë. Japonia u bë kombëtarja e parë që kualifikohet në Kupën e Botës 2026. Golat në pjesën e dytë me autor Kamada dhe Takefusa Kubo ishin të mjaftueshëm për ta për të konfirmuar vendin e tyre në finalet e vitit të ardhshëm. Fitorja i garanton japonezëve një nga pozicionet e para në renditje, teksa kualifikohen për të tetën finale radhazi të Kupës së Botës.
Kubo ishte padyshim heroi për kombëtaren aziatike, pasi fillimisht asistoi për shokun e skuadrës, ndërsa më pas realizoi golin e sigurisë për 3 pikëshin e artë. Japonia vazhdon të kryesojë Grupin C me nëntë pikë më shumë nga Australia e vendit të dytë.
Kupa e Botës 2026 do të organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada, përfaqësuese që janë kualifikuar automatikisht për kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit botëror.
Klan News