Shkak pandemia dhe variantet e Covid-19

Federata Japoneze e Futbollit njoftoi se nuk do të presë Kupën e Botës për klube këtë vit për shkak të pandemisë koronavirus

Turneu që mbahet çdo Dhjetor, këtë sezon do të ketë pjesëmarrjen e Chelsea, Al Ahly të  Egjiptit dhe Auckland City të Zelandës së Re, të cilët janë 3 nga 7 klubet e kualifikuera direkt.

Ka patur diskutime mes kësaj federata dhe FIFA-s si organizator i turnet dhe mbi të gjitha mbi gjendjen shëndetësore dhe infektimet me varientet e reja të Covid-19.

Në Japoni ky event do të ishte përjetuar si festë pasi sivjet festohet 100-vjetori i krijimit të federatës së futbollit, por sipas autoriteteve në këtë pikë është e pamundur të parashikohet se ç’mund të ndodhë me pandeminë deri në fund të vitit.

Nga ana tjetër, Arabia Saudite është vetëofruar për të organizuar botërorin e klubeve.

Presidenti i Federatës së Futbollit të këtij vendit ka dy vite që përpiqet të bindë FIFA-n se janë në gjendje të organizojnë turneun por më parë organizmi botëror i futbollit duhet të kontaktojë shtete të tjerë me më shumë eksperiencë në këto ngjarje të mëdha futbollistike.

Tv Klan