Japonia rrezikohet nga vala e katërt Covid-19


Japonia rrezikohet nga vala e katërt Covid-19

23:40 05/04/2021

Varianti britanik tanimë është bërë me dominuesi në të gjithë vendin

Autoritetet shëndetësore japoneze janë të shqetësuar se variantet e koronavirusit po e çojnë vendin drejt një vale të katërt pandemie.

Situata më e keqe paraqitet në Osaka, ku infeksionet shënuan rekorde të reja javën e kaluar, duke bërë që qeveria rajonale të vendosë sërish masat për një muaj.

Varianti anglez është bërë më dominuesi në Osaka duke u përhapur më shpejt dhe duke mbushur shtretërit e repartet intensive.

Një raport i Ministrisë së Shëndetësisë tregoi 678 raste të varianteve nga Britania, Afrika e Jugut dhe Brazili ishin zbuluar në të gjithë vendin dhe në aeroporte ku rastet më të shumta u rregjistruan në Osaka dhe prefekturën Hyogo.

Japonia ka shpallur dy herë një gjendje të jashtëzakonshme që mbuloi pjesën më të madhe të vendit vitin e kaluar, menjëherë pas Vitit të Ri teksa vendi u godit nga vala e tretë dhe më vdekjeprurëse e pandemisë. 

Ndërkaq këtë vit Tokio do të çelë siparin e Lojërave Olimpike Tokio 2020. Hapja e tyre do të bëhet më 23 korrik dhe do të zgjasë deri në 8 gusht.

Vendimi për të ndaluar pjesëmarrjen e publikut të huaj është marrë për shkak të rritjes së infektimeve. Aktualisht Japonia numëron 482,867 të infektuar dhe 9221 kan humbur jetën që nga fillimi i pandemisë.

Klan News






Të ngjashme