Mediat e huaja: Europa duhet të mësojë se si përballohet kriza

Europa duhet të marrë mësime nga Japonia për përballimin e krizës energjetike, kështu nis artikulli i Forumit Ekonomik Botëror ku sillet shembulli i  Japonis si një model udhërrëfyes për Europën.

Në marsin e  vitit 2011 Japonia u godit nga një Tërmet dhe një cunami tejet i fuqishëm që si pasojë sollën një aksident bërthamor në termocentralin Fukushima Daiichi. Kapaciteti i prodhimit të energjisë nga Termocentrali Bërthamor ra me 40% teksa vendi ndërmori masat e kursimit të energjisë.

Qendrat Tregtare fikën ashensorët, bizneset fikën dritat e tyre gjatë mbrëmjes dhe Ministria e Mjedisit solli planin e fikjes se printerave në mesit të punës për të sjellë reduktim të përdorimit të energjisë me 25%.

Punonjësve iu kërkuar të merrnin pijet e tyre nga shtëpia për të fikur makineritë frigoriferike të shitjes dhe gjithashtu iu kërkua të visheshin me ngjyra të hapura për të  minimizuar përdorimin e kondicionerëve.

Eventet Sportive si ndeshjet e Bejsbollit apo Futbollit u luajtën gjatë orëve të pasdites, duke shmangur kështu orët e mbrëmjeve dhe nevojën për ndriçim.  Kompanitë e prodhimit të automjeteve riorganizuan oraret e tyre të punës dhe instaluan panelet diellore duke përdorur kështu burimet alternative të energjisë.

Këto janë vetëm disa nga shembujt që renditen në artikullin  e Forumi Ekonomik Botëror si një model nga Japonia për Europën në përballimin e Krizës Energjetike.

Tv Klan