UEFA nuk e fal Bajram Jashanicën. Mbrojtësi do të qëndrojë për 2 vite larg fushave për shkak të dopingut. Apelimi i lojtarit të Skënderbeut nuk u mor parasysh. Jashanica rezultoi pozitiv në kontrollin pas ndeshjes së Europa League me Young Boys më 28 Shtatorin e 2017.

Një goditje për Skënderbeun dhe futbollistin 27-vjeçar, por klubi njoftoi se do të vijojë të ndjekë çështjen dhe më tej në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Sipas klubit korçar, futbollistit i ishte dhënë një medikament për një rast urgjent alergjie dhe për këtë në përfundim të takimit ishte informuar UEFA. Ky argument nuk ishte marrë parasysh për të lëshuar një autorizim.

Tv Klan