“Jashtë derës” është shfaqja e re teatrale, për të cilën Teatri Kombëtar Eksperimental i Tiranës do të hapë dyert këtë fundjavë.

Drama e kthimit në atdhe është një nga pjesët teatrale më të rëndësishme të periudhës gjermane të pasluftës, ku ushtari Beckmann, humbet nëpër rrënojat e Hamburgut dhe ulërin së brendshmi protestën e tij kundër luftës dhe çdo forme tiranie.

Duke menduar se do i kthehej një jete normale pas luftës, protagonisti zhgënjehet duke u përballur me një indiferentizëm shoqëror, me intriga dhe dyer të mbyllura.

Kjo është edhe ajo që e ka frymëzuar aktorin kryesor, Endri Çelën ta sjellë interpretimin e tij si një mesazh për publikun shqiptar.

Shfaqja “Jashtë derës” e autorit Wofgang Borchert,  do të vijë me regji të lituanezit Mantas Janciauskas, e përkthyer nga Afrim Koçi dhe nën interpretimin e artistëve të tjerë si Mehmet Xhelili, Romir Zalla, Dasara Xhangolli, Adriana Tolka etj.

Tv Klan