Më 15 Janar të këtij viti Kryeministri Edi Rama dhe ministri kosovar i Transportit, Fatmir Limaj, inauguruan në Durrës zyrën doganore për shtetasit kosovarë. Kjo do të shmangte burrokracitë e qytetarëve të cilët do të zhdoganonin mallrat e tyre në këtë port.
Pas hapjes së këtyre zyrave ato funksionuan vetëm pak ditë. Por akoma pa kaluar dy muaj, dogana e Kosovës në Durrës duket se është jashtë funksionit.
Sërish drejtuesit e kamionëve që ankorohen në port shprehen se po presin me orë të tëra në doganën e Morinit, pasi ajo e Durrësit është jashtë funksionit.
Klan Plus