Meghan dhe Harry mbyllin llogaritë në rrjetet sociale: Opinioni të vret

Largimi nga oborri mbretëror ka sjellë një sërë ndryshimesh dhe projektesh të reja tek ish-dukesha Meghan Markle dhe Princ Harry. Sipas revistës People këtë herë Meghan ka bërë të ditur se ka hequr dorë nga të gjitha rrjetet sociale dhe kjo për shkak të ofendimeve që shumë njerëz kanë bërë drejt saj që kur u martua me Harry-n.

Në një intervistë për Fourtune, ish dukesha është shprehur se qëllimi kryesor që e detyroi që të ndërmerrte këtë vendim ishte fakti se donte të mbronte familjen e saj.

Në deklaratat e mëparshme, edhe Harry është shprehur se arsyeja e largimi nga Mbretëria ishte fakti se gjithë kohës mediat shkruanin lajme të pavërteta për Meghan, si marrëdhënien që ajo kishte me babain dhe motrat e saj, aktrimin, si dhe një divorc i mëparshëm.

Ish-princi asokohe deklaroi se edhe mamaja e tij humbi jetën në një aksident pasi të gjitha mediat ushtronin presion ndaj saj për dashurinë që ajo kishte me një arab dhe nuk dëshironte që historia të përsëritej.

Gjatë intervistës Meghan theksoi se edhe nëse dikush nga të dy nuk ishte i lumtur mediat edhe brenda oborrit publikonin lajme të pavërteta.

Ndërkohë, ish-Dukesha e Sussex-it së fundmi zbuloi se e shfrytëzon meditimin për t’u përballur me stresin që ia shkaktojnë ofendimet online apo në gazeta, kjo pasi mendohet se Meghan i ka ndarë të dy vëllezërit nga njëri-tjetri.  

Që prej vitit 2018, Meghan Markle dhe Harry ishin në faqet e para të mediave rozë për shkak se aktorja solli ndryshime në Pallatin Mbretëror dhe nuk arriti t’i përshtatej rregullave të Mbretëreshës.

Klan Plus