Është ëndrra e çdo sportisti të marrë pjesë në Olimpiadë, është ëndrra e të gjithëve që janë pjesë e lojërave të fitojnë një medalje. Shumë të tillë e realizojnë, për pjesën më të madhe mbetet thjesht një endërr. E tillë është edhe për aktorin britanik Jason Statham.

Deri në vitin ’90, Statham ishte pjesë e Kombëtares Angleze të Notit në lojërat e Commonwealth. E përfaqësoi shtetin e tij në disa aktivitete ndërkombëtare dhe ishte pranë pjesëmarrjes në Olimpiadën e Seulit në 1988 dhe në atë të Barcelonës në ‘92.

Jason Statham nuk shkëlqeu kurrë në këtë disiplinë edhe pse kishte rezultate të kënaqshme.

Më vonë ai zbuloi se hedhja për të ishte më shumë një hobi, duke shprehur edhe keqardhjen që nuk mundi të shkonte në një olimpiadë. Megjithatë si një nga aktorët më të mirë të filmave aksion jeta nuk e ka trajtuar keq.

Tv Klan