Pesë takimet e javës së 35 të Kategorisë Superiore do të luhen të shtunën më 19 Prill.

Ndërsa gara është e fortë për vendin e katërt mes Partizanit dhe Elbasani, dy javë nga fundi i sezonit, një luftë e ashpër është edhe ajo për mbijetesë.

Vendin e gjashtë ku pozicionohet Teuta me 38 pikë, nga Laçin që mbyll tabelën e ndajnë 5 pikë.

Tirana e Bylis respektivisht në vend të tetë dhe nëntë kanë 36 pikë.

Kurbinasit do të presin Dinamon, ndërsa Skëndebeu i vendit të shtatë ndeshet në transfertë me Egnatian.

Bylisi pret Partizanin në “Adush Muça”, ndërsa Tirana luan me Teutën.

Bardheblutë që rrezikojnë rënien nga katgoria kanë si objetiv vetëm fitoren. Por situata në ekipin e drejtuar nga Bledi Shkëmbi nuk është aspak e qetë.

FIFA e ka penalizuar që të mos regjistorjë futbollistë në tri hapësirat e radhës së merkatos. Shkak është mosshlyerja në kohë e detyrimeve ndaj lojtarëve.

Ndërsa për takinin ndaj Teutës, tekniku Shkëmbi do të ketë probleme me mungesat.

Emanuel Ernest e mbylli sezonin për shkak të një dëmtimi, por listës iu shtua edhe Fatmir Prenga, që pësoi një dëmtim n ligamentet në stërvitje dhe nuk do të jetë i disponueshëm për sfidat e mbetura.

Për shkak kartonësh do të mungojë edhe mesfushori Erisildo Smaçi.

Klan News