Java e 6 e Kategorisë Superiore ishte e kursyer në gola. Në pesë takime të luajtura u realizuan nga skuadrat vetëm 7 rrjeta.

Sfida me më shumë gola ishte ajo e Korçës, ku Skënderbeu mundi Laçin 2-1. Dy ndeshje të tjera përfunduan me barazim pa gola.

Partizani dhe Tirana e mbyllën 0-0 derbin e 174 mes tyre. Sfida në stadiumin “Air Albania” dhuroi emocione në fushë dhe tribuna.

Për të kuqtë ky është barazimi i tretë radhazi, ndërsa bardheblutë janë ekipi i barazimeve në këtë sezon, 6 të tilla në 6 javë të luajtura. Bardheblutë ishin më kërkues në nisje të sfidës, ndërsa në vazhdim, e patën të vëshirë të çanin mbrojtjen e të kuqve, të vendosur mirë.

Partizani u shfaq kërcënueshëm vetëm pas minutës së 80. Ekipi i Veselinoviç shkon në 9 pikë në vend të 4 renditje, kurse Tirana e teta me 6 pikë.

Me suksesin e arritur në “Loro Boriçi” ndaj Bylisit, Vllaznia kryeson kampionatin me 13 pikë. Ndërsa ballshiotët kanë 5 pikë e pozicionohen të parafundit në renditje.

Egnatia barazoi pa gola në transfertë me Elbasanin dhe ka dy pikë më pak se sa shkodranët në renditje. Elbasani pozicionohet në vend të tretë me nëntë pikë. As në Durrës nuk pati fitues në sfidën midis Teutës dhe Dinamo Sitit.

Tetë pikë për Dinamon në renditje në vend të 5 dhe një më pak për Teutën. Në sfidën tjetër, Skënderbeu mundi Laçin 2-1 dhe hoqi stresin e rezultateve jo të mira në kampionat.

Shtatë pikë për korçarët të 7 në renditje dhe vetëm 3 për kurbinasit në fund të tabelës, që këtë sezon nuk dinë të fitojnë.

Klan News