Tirana dhe Partizani nisin përgatitjet

Java e 6 e Superligës do të nisë me sfidën më të rëndësishme të futbollit shqiptar, derbin e kryeqytetit. Tirana dhe Partizani po përgatiten për këtë përballje.

Atmosfera në të dy kampet ka nisur të ndryshojë. Emocionet nuk pranohen por ato ndjehen lehtësisht në seancat stërvitore para këtij takimi që do të luhet pasditen e së premtes.

Edhe pse e konsiderojnë thjesht një ndeshje të radhës me të njëjtën vlerë pikësh si të tjerat, futbollistët e ndjejnë përgjegjësinë. Aq më shumë Grent Halili, djali i presidentit të klubit.

Veç ngarkesës emocionale të natyrshme, Halili ka për detyrë të mbushë vendin e lënë bosh nga Winful Cobbinah.

Tek Partizani situata është ndryshe, lojtarët duhet të lihen të qetë. Ilir Daja e bën çdo gjë seriozisht dhe pa shumë zhurmë. Pas stërvitjes trajneri i ka folur për disa minuta futbollistëve.

Duket se tekniku i jep peshë edhe faktorit psikologjik. Në një derbi në fakt karakteri i skuadrës dhe mentaliteti i fituesit janë dy elementët kryesorë, ata që nxjerrin në pah edhe talentin dhe energjinë që duhet të fushë.

Tv Klan