Hotelet e prenotuara në Vlorë dhe në Shtator

Java e dytë e Gushtit ka rritur numrin e pushuesve në bregdetin shqiptar. Plazhi i Shëngjinit në Lezhë, mbetet i populluar në çdo ditë të javës. Pozita gjeografike, pastërtia apo kostot e përballueshme për familjarët e kanë kthyer një destinacion që pëlqehet nga pushuesit e vendeve fqinje, por edhe përtej tyre.

“Bashkëshorti im dhe djali kanë qenë këtu para 3 vitesh dhe më thanë që duhet të shkojmë të gjithë. Përshtypja e parë: e mrekullueshme. Njerëz të mirë, vend i bukur”.

Nuk mbeten pas as plazhet e Velipojës, Durrësit dhe Vlorës që mesi i Gushtit i gjen me prenotime të shumta, kryesisht në zonën e Radhimës. Turistët e ardhur kryesisht nga Italia e jo vetëm vlerësojnë qetësinë dhe gastroniminë e zonës.

“Jam nga Bari i Italisë. Vlora është një qytet i bukur, do të qëndrojmë këtu për një javë”.

Strukturat akomoduese janë të prenotuara edhe gjatë vjeshtës.

“Vazhdojnë kërkesat edhe për Shtatorin pra kemi pritshmëri më të lartë. E vetmja problematike është që nuk ka shumë linja trageti me Italinë nga Vlora”, tha Florika Rodakaj, menaxhere e një strukture hoteliere.

Krahas qetësisë dhe kushteve të mira, strukturat hoteliere në zonën e Radhimës janë përpjekur të ofrojnë për pushuesit edhe aktivitete muzikore për argëtimin e tyre.

Tv Klan