Kombinimi i kulturës tradicionale kineze dhe dizajnit modern të modës rrëmbeu vëmendjen në Javën e Modës Pranverë-Verë 2022 në Pekin. Veshje nga më të ndryshmet të bëra me mëndafsh vendas kinez, si dhe  të qëndisura kanë qenë versionet që kanë paraqitur stilistët gjatë javës së modës duke paraqitur një festë të modës që kombinon në mënyrë të përkryer kulturën orientale dhe modën e sotme. Stilistia Tian Tian shprehet për mediat:

“Unë mendoj se kultura kineze, veçanërisht ato elemente të paraqitura  si trashëgimi kulturore jo materiale, është shumë e denjë për tu  promovuar Ne mund të përcjellim disa kultura kineze përmes kësaj metode si dizajni i veshjeve dhe mendoj se është shumë e rëndësishme të inkurajojmë më shumë të rinj për të mësuar nga kjo”.

Për ta bërë modën kineze më të njohur në botë, Shoqata e Modës në Kinë dhe Java e Modës në Kinë prezantojnë vazhdimisht stilistë të shquar kinezë në skenën botërore. Presidenti i Shoqatës së modës në Kinë, bën me dije:

“Ne i prezantojmë stilistët e rinj kinezë në tregjet evropiane dhe amerikane përmes bashkëpunimit ndërkombëtar për të shfaqur rritjen e stilistëve kinezë dhe për të ndryshuar përshtypjen e botës për industrinë kineze të modës. Kjo është diçka për të cilën ne kemi bërë gjithmonë përpjekje të mëdha”.

Java e Modës do të shfaqë rreth 100 ngjarje dhe do të publikojë aktivitete nga 3-13 Shtator. Me temën “Fuqia Primitive”, java e modës e këtij sezoni fokusohet në pesë tema kryesore, duke përfshirë estetikën e dizajnit kinez, inovacionin teknologjik, bashkëpunimin e biznesit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.

Klan News