Java e modës në Milano ka sjellë supermodelet e viteve 90, imazhe të cilat frymëzojnë edhe sot. Është konsideruar një sfilatë VIP ajo e Dolçe dhe Stefanno Gabanas, të cilët bënë një hyrje spektakolare me ikonën e bukurisë italiane Monica Belluci.

Menjëherë pas saj ka sfiluar Eva Hercikova, veshur me një fustan madhështor të zi mbrëmje.

Nën tingujt e ‘Figaro’ të të madhit Luçiano Pavaroti, nuk kishte si të mungonte Carla Bruni, veshur me një kostum stil barok.

Sfilata kishte diversitet, ku në pasarelë parakaluan familje, çifte të çdo lloji si nënë e bijë, gjyshe dhe mbesë, burrë e grua, etj. Një koleksion për çdo moshë, për çdo masë, madje edhe oversize.

Tv Klan