Java e Modës në New York dedikuar meshkujve u kthye në prezantimet personale me gati një duzinë stilistësh në zhvillim që shfaqnin koleksionet e tyre për vitit 2022.

Modelët pozuan si statuja ndërsa auditori lëvizte brenda distancës së lejuar.  Disa stilistë këtë vit kërkuan frymëzim pranë shtëpisë, ndërsa të tjerët ju referuan zonave më të largëta tropikale.

Tristan Detwiler u fokusua tek rëra, plazhet e qytetit të tij në San Diego si frymëzim për koleksionin e tij STAN. Ai i merr të gjitha tekstilet vetë, takon njerëz, mëson historitë e tyre dhe kulturat.

Ngjyra të ndritshme, peizazhe të zjarrta dhe forma të mrekullueshme dominuan koleksionin e stilistit Teddy Vonranson. Ai gjithmonë ka dashur të bëj një koleksion ekzotik që e çoi në detrat e Jugut dhe në vërtet ai u frymëzua nga Tahiti dhe veprat e Paul Gauguin.

Ndërkohë stilisti William McNicol i koleksionit William Frederick u përqendrua që të gjitha pjesët të zhvilloheshin dhe prodhoheshin në qytetin e tij të lindjes, Cleveland, Ohio. Prezantimi i tij paraqiste modele që pikturonin një kanavacë ndërsa ishin veshur me veshje të zakonshme, me ngjyrë neutrale.

Eventi përmbante dhjetëra marka të reja që debutojnë koleksionet e tyre, Java e Modës në Nju Jork do të zgjasë deri më 12 Shtator.

Klan News