Java e modës në Paris

Posta

Java e modës në Paris

14:30 01/10/2019

Stilistët rikthejnë atmosferën e viteve 90

Parisi dhe New York-u i viteve 90 u rikthye në pasarelat e javës së modës në kryeqytetin francez. Ka qenë pikërisht Givenchy, që ka materializuar gjendjen shpirtërore të atyre viteve në fustane romantike, lule shumëngjyrëshe dhe xhinsin, në një pamje krejt të shkujdesur.

Në një hapësirë minimaliste, me në sfond tinguj të muzikës rrep, Clare Waight Keller, projektuese e shtëpisë së modës franceze, prezantoi koleksionin më të fundit të titulluar “NY PARIS 1993”.

Modelet sfiluan me pantallona të gjera, funde lëkure me bel të lartë, xhinse të hapura, xhaketa lëkure apo veshje me motive të ndryshme lulesh.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT