Këtë të diel u luajtën dy ndeshjet e fundit për javën e gjashtë në Superligën shqiptare. 

Nuk prodhoi fitues dhe as gola sfida mes Elbasanit dhe Egnatias.

Ndeshja u mbyll në barazim 0-0, me dy ekipet që u detyruan të ndajnë nga një pikë. 

Egnatia mbetet në vendin e dytë me 11 pikë, ndërsa Elbasani renditet i treti me 9 pikë. 

Nuk kishte fitues as në ndeshjen tjetër mes Teutës dhe Dinamos, e cila përfundoi në barazim 1-1. 

Zabërgja i dha avantazhin Dinamos në fundin e pjesës së parë, ndërsa për durrsakët barazoi Torraj në minutën e 65-të.

Pas kësaj ndeshje, kryeqytetasit renditen në vendin e pestë me 8 pikë, ndërsa Teuta renditet në vendin e gjashtë me 7 pikë. /tvklan.al