Nëse arrihet marrëveshja me partitë e tjera, Mario Draghi do të betohet të premten

I ngarkuari për të drejtuar qeverinë italiane Mario Draghi pritet që të zhvillojë këtë javë raundin e dytë të bisedimeve për të fituar mbështetjen e duhur. Konsultimet, kësaj here me një ritëm më të shpejtë, do të shërbejnë për të shpjeguar se cili do të jetë plani i tij i veprimit për formimin e qeverisë.

Në raundin e parë të  bisedimeve Draghi mori mbështetjen edhe nga skeptikët e Lëvizjes 5 Yje dhe Lega Nord, të cilët kanë vendet e nevojshme në dy dhomat e parlamentit. Tgcom24 bën të ditur se betimi i Draghi-t dhe ekipit të tij do të bëhet të premten.

Fondi 200 miliardë dollarësh si ndihmë ekonomike dhuruar nga Bashkimi Evropian për pandeminë Covid-19 është fokusi kryesor i Draghi-t dhe nga këtu ai pret që të marrë mbështetjen e nevojshme.

Vaksinimi masiv i popullsisë dhe punësimi, i cili ka rënë shumë për shkak të pandemisë, janë disa nga prioritetet kryesore të ish-Presidentit të Bankës Qendrore Evropiane.

Klan News