Rama: Gati pagesat për bonusin, zgjidhje edhe për informalët

Nga 27 Prilli, 17 kategori të tjera sipërmarrjesh kryesisht të vogla, do të lejohen të rinisin aktivitetin e tyre. Si aktivitetet që janë të lejuara të nisin punën këtë të hënë, ashtu dhe ato të tjerat që do të hapen në javët në vijim, duhet më parë të pajisen me autorizim në e-Albania.

Transporti taksi është një nga aktivitetet që do të jetë i lejuar nga java e ardhshme, por duke respektuar rregullat strikte të përcaktuara në protokollet e miratuara nga Ministria e Shëndetësisë, protokolle që janë të kategorizuara në 3 nivele në bazë të riskut që paraqesin.

Ndërkohë nga e marta e 21 Prillit do të nisin pagesat për bonusin prej 400 mijë lekësh të parashikuar në paketën e zgjeruar. Po nga nesër është e aksesueshme dhe garancia sovrane.

Brenda kësaj jave do të bëhet publike dhe një zgjidhje që është menduar për kategorinë e atyre që kanë punuar në të zezë.

Do ketë një leje të posaçme shëndetësore për pacientët që duhet të marrin shërbim shëndetësor.

Por jo të gjithë bashkëbiseduesit virtualë me Kryeministrin kanë shqetësime që lidhen me situatën e krijuar nga pandemia globale. Edhe pse jo të shumtë në numër dhe për ta Rama e ka dhënë përgjigjen e tij.

Tv Klan