Jay Z dhe Beyonce janë një nga çiftet me më shumë fitime në botën e muzikës. Por ata kanë  vendosur që  të zgjerojnë  bizneset e tyre duke  hapur  një rrjet të ri  dyqanesh.

“Hovino” është  emri më i ri i dyqaneve ushqimore. Rreperi e ka regjistruar  këtë  markë vetëm pak  ditë më parë. Do të ketë jo vetëm dyqane por edhe lokale të cilët do të përfshijnë shërbimin e  kafesë apo  koktejleve.

Ky rrjet do të jetë i ngjashëm me  kompaninë McDonald e pritet që ta  konkurrojë fuqishëm në tregun botëror.

48vjecari  prej shumë kohësh është marrë me  biznes.  Ai ka themeluar shtëpinë diskografike Roc-A-Fella dhe Roc Nation. Gjithashtu njihet si një nga producentët më të mirë  dhe  shpesh  herë ka zbuluar talente të reja që kanë dominuar  tregun.  Vite më parë ai ka hapur dhe klubin 40/40, dhe është krijuesi i markës së modës Rocawear.

Rreperi  ka  shitur më shumë se 100 milionë albume dhe është vlerësuar me 21 çmime Grammy. Ai është një nga artistët më të mirë të momentit.

 

 Klan Plus