Jay-Z dhe Beyonce janë në qendër të vëmendjes ditët e fundit pas komenteve të njerëzve për “diamantin e gjakut” që këngëtarja mbajti në fushatën e markës prestigjioze të “Tiffany and Co”.

Por ndërsa të gjithë janë të zënë duke sulmuar Beyonce, Jay-Z u shfaq në një intervistë të rrallë  për “Entertainment Tonight” dhe nuk i la pa thënë disa lëvdata për shoqen e tij të jetës.

I pyetur për arsyen pse ai pëlqen të punojë me të, Jay u përgjigj: “Ajo është tejet detajiste, sigurisht, mund të dallohet qartë nga puna e saj. Punon tmerrësisht shumë, super e talentuar, shumë frymëzuese”.

Dyshja ka më shumë se 20 vite së bashku dhe një dekadë martesë, vite në të cilat bashkëpunimet e tyre muzikore dhe projektet e biznesit kanë qenë të shumta dhe të suksesshme./tvklan.al