Jay-Z po padit fotografin e tij personal  për shitjen e fotove të tij pa leje.

Këngëtari punësoi Jonathan Mannion në mes të viteve 1990 dhe ai bëri qindra fotografi  të reperit. Megjithatë, Jay-Z tani ka ndërmarrë veprime ligjore sepse megjithëse fotografi ishte paguar për punën e tij, reperi “kurrë nuk i dha leje atij të shesë ndonjë nga imazhet“.

Në një nga ato fotografi shihet reperi i veshur me një kostum dhe kapelë që mbante një puro në dorë nga kopertina e debutimit të rëndësishëm të Jay-Z, “Reasonable Doubt”. Në padinë  e ngritur thuhet se 51-vjeçari i ka kërkuar atij të ndalojë shitjen e fotove të tij, por ai ka refuzuar.

Akuza e tij është se fotografi ka menduar se mund të bënte çdo gjë më ato imazhe vetëm sepse i ka realizuar ato megjithëse pa të drejtë ligjore për ta bërë këtë .

Jay-Z  po kërkon një urdhër paraprak dhe të përhershëm për të ndaluar fotografin dhe bashkëpunëtorët e tij që të përdorin këto foto dhe dëshiron të dëmshpërblehet. Shuma e parave që ai po kërkon nuk është specifikuar ende.

Klan News