PicMonkey Collage

Prej vitesh qarkullojnë thashetheme se Jay-Z ka patur marrdhënie seksuale me artistet që kanë nënshkruar kontratë pune me kompaninë e tij muzikore, “Rock Nation”, por asnjëherë nuk janë vërtetuar.

Dyshohet se ai e ka tradhtuar gruan e tij, Beyonce me Rihannën dhe Rita Orën.

Një burim pranë kësaj të fundit i tha gazetës “Real Cool” se këngëtarja dhe aktorja me origjinë shqiptare është gati t’i bëjë publike këto afera seksuale, nëse reperi Jay-Z nuk do të pranojë ta dëmshpërblejë për mos zbatimin e kontratës së nënshkruar disa vite më parë.

Rita Ora ka lajmëruar se e ka hedhur në gjyq kompaninë “Rock Nation”, pasi siç pretendon ajo, kjo kompani e drejtuar nga Jay-Z, ka mbajtur peng karrierën e saj muzikore, duke mos punuar asnjë këngë për të./tvklan.al