Uashingtoni këmbëngul që Moska dhe Kievi t’i japin fund luftës. Gjatë udhëtimit në Indi zv.presidenti amerikan JD Vance paralajmëroi se duhet të arrijnë një marrëveshje ose SHBA do t’i japë fund përpjekjeve për të arritur një armëpushim.

“Ne u kemi dhënë një propozim shumë të qartë si për rusët ashtu edhe për ukrainasit, dhe është koha që ata ose të thonë po, ose Shtetet e Bashkuara të largohen nga ky proces,” u tha Vance gazetarëve në Indi.

Deklarata e tij vjen pasi sekretari amerikan i shtetit Marko Rubio të anulonte pjesëmarrjen në takimin në nivel kryediplomatësh në Londër këtë të Mërkurë, ku do të diskutohej për armëpushimin në Ukrainë.

I dërguari i Trump për Ukrainën, Gjenerali Keith Kellogg, po merr pjesë në bisedimet në Londër në vend të Witkoff dhe Rubio.

Takimi mes kryediplomatëve të Uashingtonit, Kievit, Parisit, Berlinit e Londrës u shty për një afat të pacaktuar, ndërsa negociatat do të vijojnë.

Kievi refuzon planin e propozuar nga Uashingtoni për fundin e luftës në Ukrainë.  Plani, detajet e të cilit u bënë publike nga media Axios me burime pranë administratës Tramp, parashikon njohjen zyrtare të Krimesë si pjesë e Rusisë dhe pranimin e kontrollit të Moskës ndaj 4 rajoneve të tjerë ukrainas të aneksuara pas 2022-shit.

Klan News