“Kristi mua ma shpif”, Xhenit nuk i del inati pas takimit mes dy fronistëve

Takimi mes Deas dhe Kristit ka ngjallur xhelozi tek vajzat e tjera. Xheni dhe Liljana në dhomën e kuqe kanë dhënë komentet e tyre, duke thënë se takimi ishte fallco.

Në “Love Story Talk”, Xheni ka thënë se Kristi ia shpif, ndërsa Liljana tha se Kristi edhe pse kërkon gjithmonë të prek femrat gjithçka e ka fallco.

Xheni: Kristi do veten e vetën, është i dashuruar vetëm me veten e vetë. Dea është  një femër lozonjare, e ka shumë kollaj që ta vërdallis Kristin. Kristi kështu siç është mua ma shpif.

Liljana: Nuk ka lidhje me xhelozinë, por ishte tërësisht fallsitet. Kristi nuk është person fizik, nuk e di pse si fizik, duke prekur fundshpinën, por nuk është fare person fizik. Më shumë seksuale jam unë por nuk e tregoj fare në aparencë.

“U bashkua me delet”, Kristi tregon pse nuk i dhuroi trëndafilin asnjërës nga konkurrentet

Spektaklin e mbrëmjes të së hënës, Kristi preferoi që të mos ia dhuronte askujt trëndafilin dhe të mos i jepte askujt mundësinë për një takim. Ka qenë kjo tema që ka ngjallur diskutime në studion e “Talk Love Story” në lidhje me marrëdhënien e Kristit me konkurrentet.

Kristi: Mua më vjen shumë keq që të gjitha ishin kaq negative, kaq cinike, kaq ironike, me kritika, nga ju sot nuk kam dëgjuar asgjë pozitive, këtë trëndafilin do t’ia jap vetes sepse sot nuk e meritonin asnjëra.

Kristi në lidhje telefonike me Xhenin: Dua të ta jap ty këtë trëndafil, je ti e dashura ime. Nuk më do se nuk të dhashë trëndafilin sot? Më fal, më fal…

Kristi: Isha nisur për Orin, por as për Orin… nuk e di pse nuk doli nga fusha e deleve, u bashkua me delet dhe nuk tregoi asnjë lloj individualiteti. Nuk më mbrojti dhe nuk tha asgjë. Kur nuk thua asgjë, je dakord me ato atje mbrapa. Po të më ketë vërtetë qejf dhe besim tek unë, do e mbroj, po mos ta mbroj, për çfarë e dua?

Eni Shehu: Për cilën të erdhi më shumë keq që nuk tregoi individualitetin e saj?

Kristi: M’u duk çudi dhe nga Ori se donte të thoshte gjëra, po nuk e di se pse nuk tha asgjë, por as Lili nuk tha asgjë, ndoqi ato tjerat.

Zhaklina: Lilin nuk e ke, ka bërë grupin e shoqeve.

Lili: Unë jam individuale si person.

Zhaklina: Ju e keni lënduar Kristin…

Xheni: Po fjalët e Kristit a nuk na kanë lënduar ne?

Zhaklina: Cilat fjalë moj Xheni se ti je ajo që flet më shumë ?

Xheni: Ato fjalë i di vetë ai.

Zhaklina: E dashur, ti përdor fjalën bullizim pa qenë e bullizuar dhe flet më shumë se unë që jam 20 vjet më e madhe se ty.

Xheni: Uaaa tani diskutohet mosha?! Ti po bie në kontradiktë me veten. Mbaji fjalët e tua deri në fund, jo njëherë jug, njëherë veri.

Zhaklina: Ju e keni lënduar Kristin dhe nëse doni të jeni femërore, të jepni dashuri, delikate dhe të gjithë etiketat e tjera të brishta që përmban roli i femrës…

Xheni: Uaa tani qenka femra e brishtë se deri qëparë nuk ishte?!

Zhaklina: E dashur unë nuk po flas me ty, po flas me ato që kanë veshë dhe mendje, ti nuk je në atë grup.

Xheni: Kam emër dhe quhem Xheni.

Zhaklina: Mendoj se ka ardhur një moment që duhet të tërhiqeni nga këto sjellje të shëmtuara që nuk kanë lidhje fare me feminizmin, as me barazinë gjinore, kanë lidhje me edukatën familjare .

Xheni: A nuk thamë që familja nuk do të përmendet në emision?

Zhaklina: Unë nuk flas me ty sepse nuk ke veshë për të dëgjuar dhe nuk ke mendje… E dashur…

Xheni: Xheni!!

Zhaklina: Po të jap dhe më shumë vlerë se emri që të kanë dhënë prindërit./tvklan.al