Emisioni “Stop” në Tv Klan këtë të premte ka publikuar historinë e Ervin Pajës nga fshati Gjergjovinë të Grmashit. Për shumë vite ai është trajtuar me KEMP, pasi ka lindur me një problem në këmbë dhe është i paaftë për punë.

Por në vitin e fundit Ervini sipas institucioneve shtetërore është i aftë për punë edhe pse problemet nuk e lejojnë që të punojnë. Ai tregon se nëse nuk i japin KEMP, ta ndihmojnë për të gjetur një punë të përshtatshme për të, por askush nuk e pranon në punë.

Jam trajtuar me KEMP që prej vitit 1990, që prej moshës 7 vjeç. Kam problem me gjymturës, pasi i kam këmbët keq. Kam bërë operacion dhe kam patur shtiza. 3 i kam hequr dhe një e kam ende. Nuk mundem për të punuar. Kur ka vranësira më dhemb shumë këmba. I kam bërë dokumentet në Maj dhe më ka ardhur përgjigja në Tetor dhe më thanë që jam i aftë për punë. Por unë nuk jam as për punë e as për gjë. Kam baruar shkollën e lartë për Ekonomik, por nuk më pranojnë në punë. Kam katër muaj pa marrë KEMP-in, me çfarë të ushqehem. Përderisa nuk më japim KEMP të më gjejnë punë”, tregon Ervini për “Stop”.

Ervin Paja ka apeluar vendimin e zyrës vendore që i ka hequr KEMP-in dhe të gjithë dokumentacionin e ka dërguar në Tiranë. Por dhe pse kanë kaluar disa muaj sërish nuk ka asnjë përgjigje për të. “Stop”ka pyetur në Bashkinë Gramsh nëse ka një përgjigje nga Tirana për Pajën, por zyrtarët atyre përgjigjen që ende ka përgjigje.

Deri tani jo! Mua nuk më ka ardhur një përgjigje. Akoma nuk e kanë marrë në shqyrtim. Nuk i ka ardhur radha, a ku di unë, si ta them. Për çdo rast edhe nëse nuk do ta thërriste me prezencë, një përgjigje KEMP-i Epror, kur e merr një dosje e kthen”, thotë punonjësja e burimeve njerëzore.

Duke qenë që nuk po merr dot KEMP-in, Ervini ka dozuar dhe dokumentet për punë në zyrat e punës së Bashkisë Gramsh, por as nga ky institucion nuk ka marrë një përgjigje pozitive. Nga punonjësit e bashkisë na thuhet, se nuk ka punë në Gramsh dhe e vetmja punë është në një fabrikë peshku apo në ndërtim, d.m.th e papërshtatshme për të.

Punonjësi: Është i regjistruar.

Gazetarja: Është i regjistruar? Po çfarë mundësish ka për zotërinë?

Punonjësi: Ka pas mundësi Bashkia për ekonomist, të moshës së tij, se ka marrë të tjerët.

Punonjësja: Ne nuk mund të ndërmjetësojmë në institucione shtetërore. Në bashki apo…Ne operojmë me privatin. Në zonën e Gramshit, privati dihet, se sa pak ka.

Gazetarja: Çfarë mundësish mund të ketë në Gramsh, për punë, aktualisht?

Punonjësja: Ne tani, vetëm për punëtor krahu. Është hapur tani fabrika e peshkut. Me sezone është një fabrikë drush. Edhe ndonjë sektor ndërtimtarie, kur ka tendera. Prandaj jemi shumë të cunguar./tvklan.al