Një aeroplan i Lufthansa u kthye në pozicionin e tij të parkimit pak para ngritjes në ajër, në aeroportin e Frankfurtit në udhëtimin drejt kryeqytetit bjellorus Minsk.

Arsyeja për këtë ishte një pasagjere që kishte marrë në ato momente përmes postës elektronike rezultatin e testit të saj për Covid-19 ku ajo rezultonte pozitive. Pasagjerja njoftoi menjëherë ekuipazhin e kabinës së avionit.

Ajo po kthehej nga pushimet në Kroaci dhe ishte testuar për virusin korona në aeroportin e Mynihut. Punonjës nga Departamenti i Shëndetësisë Gjermane kerkuan arrest për gruan pasi duhej të kishte qëndruar në karantinë për dy javë.

Kthimi shkaktoi një vonesë 2-orëshe, ndërsa u përhap paniku mes udhëtarëve. Gjithsesi, avioni u nis drejt Minskut sepse në këtë rast pasagjerja udhëtonte vetëm dhe nuk kishte patur asnjë kontakt të drejtpërdrejtë me ekuipazhin ose pasagjerët e tjerë në avion.

Edhe pse kërkesa për maskë vlen edhe në bord, në këtë rast matja e temperaturës nuk kishte asnjë vlerë pasi nuk e identifikoi pasagjeren e sëmurë me koronavirus para nisjes me avion.

Klan Plus