Këngëtarja Blerina Braka ishte e ftuar këtë pasdite në programin “Rudina” në TV Klan ku ka folur për projektin e saj të ri muzikor, por edhe detaje interesante nga jeta e saj personale.

Ajo ka rrëfyer se “Altari dashurisë” është kënga që do të ketë në dasmën e saj, të cilën me shumë mundësi do e bëjë vitin e ardhshëm. Por gjithashtu tregoi se ndoshta mund të sjellë në jetë dhe një vajzë para dasmës.

Blerina Braka: Dasmën time pas një viti, këngën e kam gati, kjo është kënga ime. Kemi menduar gjëra të bukura, por doja t’i lija si surprizë për atë moment. Kam menduar, u bënë dy-tre vjet që kam menduar, por normalisht me djalin. Bile nuk është çudi që të bëj dhe vajzën.

Rudina Magjistari:  Edhe pastaj do bësh dasmën?

Blerina Braka: Po! (Qesh)

Rudina Magjistari: Pra më duket se paska qenë arsyeja që t’i kesh të dy në dasmën tënde?

Blerina Braka: Ti kem të dy, që mos thotë vajza: Mami po unë pse nuk isha.

Rudina Magjistari: E ke në plan tani shpejt vajzën, apo je gjë shtatzënë?

Blerina Braka: Jo shtatzënë nuk jam, por ndoshta është plan i afërt.

Rudina Magjistari: Kështu që për këtë arsye, ndoshta dasma duhet të shtyhet pak?

Blerina Braka: Po të shohim, e kam në plan vitin tjetër, por të shohim si do shkojnë gjërat.

Më tej, këngëtarja tregon se ajo dëshiron një dasmë të veçantë dhe prej dy vitesh ka menduar gjithçka./tvklan.al