Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” lidhur me vendimin e kreut të PD, Lulzim Basha, për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD.

Berisha u shpreh i bindur se nesër do të shkojë në parlament, ndërsa theksoi se është më i motivuar se kurrë në mbrojtjen e pluralizmit.

Blendi Fevziu: Si do rrini në parlament, se grupi juaj s’ju do, majtas nuk ju duan? Si do e ndjejë veten një politikan me 30 vite karrierë?

Sali Berisha: Më të motivuar se kurrë në mbrojtjen e pluralizmit të vërtetë. Basha i dha një shkelmin të tmerrshëm pluralizmit të këtij vendi. E shndërroi në pluralizëm fasadë.

Blendi Fevziu: A je ndier i zhgenjyer që e mbështetët Lulzim Bashën për zgjedhjen e tij në krye të PD?

Sali Berisha: Nuk e zgjodha, ua them 1000 herë, e zgjodhën anëtarët e PD, në një garë të hapur, por për vendimin e tij ai mendoi se i ka bërë goditjen më të rëndë vendit dhe partisë për interesa të veta. Do bëj gjithçka për rivendojen e sovranitetit të PD, rikthimin e saj në ato parime të cilat i shkeli sot./tvklan.al