Jeleku antiplumb i Kanye West nga eventi i dytë i dëgjimit të albumit të tij, “Donda” u shit për 20.000 dollarë.

Veshja ishte dhuratë e reperit për një nga rojet e sigurisë që ishte në stadiumin në Atlanta. Roja i sigurisë e dërgoi në një dyqan mallrash, i cili e shiti jelekun e veshur dhe të firmosur nga vetë Kanye.

Në pjesën e pasme të jelekut shkruhet “Donda”, shoqëruar me inicialet “MBD” (My Body Different). Çmimi fillestar ishte 10.000 dollarë, por më pas u dyfishua për shkak të ofertave të shumta./tvklan.al