Kryeministri i vendit Edi Rama në një takim me gratë në Gjirokastër është ndalur edhe tek çështja e drejtësisë.

Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se Partia Socialiste ka bërë të mundur atë që se ka bërë askush më parë. Kreu i qeverisë shprehet se PS vendosi që punët e drejtësisë t’jua lejë drejtësisë duke

“Ka ndryshuar diçka shumë thelbësore. Ka ndryshuar Shqipëria dhe komplet drejtimi sepse ne dhe jo Stamo Dumua, por ne PS morrëm një vendim që nuk e ka marrë kush përpara. Morrëm vendimin që punët e drejtësisë t’ja lejmë drejtësisë dhe shpatën e drejtësisë që në një vend demokratik e ka drejtësia dhe jo qeveria dhe ishte në zyrën time shpata që në 1912 aty ja kalonin njëri-tjetrit. Unë e dorëzova shpatën. Ju e kujtoni se nuk ju shpëton gjë, që unë e kam thënë që në krye të herës, që na duhet një reformë në drejtësi, që të çlirojmë drejtësinë nga politika dhe na duhet një drejtësi e çliruara nga politika që të shohë vetëm drejtë dhe të godasë majtas e djathas. Tani majtas për kë e kisha unë? Apo kisha ndërmend që të bënim reformën në drejtësi dhe unë të ikja në punën time”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se socialistët janë këtu për të garantuar punën e SPAK dhe institucioneve të tjera të drejtësisë.

“Jemi këtu për të garantuar SPAK dhe të gjithë institucionet e drejtësisë, pavarësisht se sa na dhemb. BE nuk është për ne një nga opsionet, por është i vetmi opsion, sepse liria individuale në Shqipëri sot duket si e mirëqenë, nesër mund të jetë e kërcënuar”, tha Rama./tvklan.al