Katari vazhdon të sfidojë vendet arabe që i kanë vendosur embargo duke e izoluar.

Ministri i Financave Ali Sharif al-Emadi ka nënvizuar se vendi i tij është shumë i pasur për t’u kërcënuar dhe shantazhuar nga Arabia Saudite dhe vende si Egjipti, vend i cili është shumë keq nga ana ekonomike.

Në një intervistë për “The Times” Ali Sharif al-Emadi tha se Katari kishte rezerva të jashtëzakonshme financiare nga shitja e gazit natyror në dekada dhe se mund t’u rezistonte sanksioneve të vendeve arabe.

Ne kemi fonde sovrane kombëtare prej 250 për qind të Prodhimit tonë të Brendshëm Bruto, kemi rezervat e Bankës Qendrore të Katarit dhe kemi rezervën strategjike të ministrisë së financave

”, tha ministri.

Ali Sharif al-Emadi kujtoi se nota kreditore e Bahrejnit dhe Egjiptit ishin shumë të ulëta, ndërsa Arabia Saudite kishte shumë probleme buxhetore. “

Ne jemi vendi me rritjen më të madhe ekonomike në rajon

”, tha ai, duke theksuar se vendi i tij po rritej 40 për qind me shumë se Emiratet e Bashkuara Arabe.

Katari, shteti i pasur me vetemë 2.2 milionë banorë, refuzoi një listë me 13 kërkesa të Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahrejnit dhe Egjiptit duke u bërë të qartë se janë shumë të pasur për t’u përkulur para tyre.