Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu akuzon Britaninë e Madhe, Francën dhe Kanadanë se janë renditur në anën e kundërt të drejtësisë.
Në një videomesazh nga zyra e tij, shefi i qeverisë izraelite foli për kërcënimin me sanksione të paprecedenta që kreu i shtetit francez dhe kryeministrat e Britanisë dhe Kanadasë i bënë Izraelit, pas rinisjes së sulmit në Rripin e Gazës një javë më parë dhe bllokimin e plotë të hyrjes së ndihmave për civilët palestinezë.
Netanjahu tha se këto tre vende po kërkojnë që Izraeli të zmbrapset dhe të lejojë që vrasësit masivë të Hamasit, siç i quajti ai, të mbijetojnë, të grumbullohen sërish dhe të përsërisin masakrën e 7 tetorit 2023, pasi siç tha shefi i qeverisë izraelite “Hamasi është përbetuar për këtë”.
Reagimi i tre vendeve erdhi pasi ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, një ultra-nacionalist nuk përjashtoi mundësinë e zhvendosjes së palestinezëve në një tjerët vend. Ata i bënë thirrje Izraelit të ndalë fushatën ushtarake dhe të lejojë hyrjen e ndihmave për të shmangur thellimin e krizës së urisë që rrezikon vdekje masive në Gaza.
Tv Klan