Pirja e duhanit është e dëmshme për shëndetin. Cigaret përmbajnë përbërës të dëmshëm, si nikotina dhe monoksidi i karbonit. Nëse mendoni se pirja e duhanit prek vetëm mushkëritë tuaja, gaboheni.  

Ai shkakton probleme të shumta në të gjithë organizmin duke filluar nga kolla e vazhdueshme, sëmundjet kardiovaskulare dhe ulje e nivelit të mirë të kolesterolit. Padyshim që pirja e duhanit ndikon në trupin tuaj në shumë mënyra.

Prania e nikotinës në cigare ndryshon gjendjen shpirtërore duke iu bërë që të ndiheni të lumtur dhe energjikë, por kjo vetëm përkohësisht.

Një studim i fundit amerikan i kryer në Universitetin Shtetëror të Ohajos bëri të ditur se nëse jeni të varur nga pirja e duhanit dhe jeni i mirë në matematikë, ka më shumë mundësi që të largoheni nga varësia që keni nga duhani.

Sipas këtij hulumtimi, duhanpirësit që kanë aftësi të mira matematikore e kanë më të lehtë për të lënë duhanin.

Shkencëtarët shpjeguan se kur aftësitë tuaja matematikore janë të mira, ju jeni të mirë në llogaritjen e rrezikut të pirjes së duhanit. Kjo është ajo që i’u motivon të hiqni dorë nga pirja e duhanit./tvklan.al