Sali Berisha ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “Opinion” në Tv Klan përballë një paneli gazetarësh dhe analistësh. Ish-kryeministri deklaroi nga se është i mendimit që opozita të vazhdojë protestat.

Ai iu përgjigj edhe pyetjes së gazetares Juli Xhokaxhi, nëse është zhgënjyer nga kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha.

Juli Xhokaxhi: Zoti Berisha keni zhgënjime ndaj zotit Basha. Jeni penduar që e latë si pasardhës?

Sali Berisha: Do të të rrëfej një gjë pak më intime. Pasi u zgjodh zoti Basha kishte nga ata që më thonin ‘ja ti bëre zgjedhjen’. Atyre ua faktova që nuk bëra zgjedhje. Nëse të tjerët nuk kandiduan, nuk gjen njeri në PD që Sali Berisha t’i ketë thënë mos kandido. Nuk gjen njeri në PD që Sali Berisha t’i ketë thënë ‘lëre kësaj radhe të dalë Lul Basha’.

Lorenc Vangjeli: Por nuk i garantuat një garë të drejtë me Sokol Olldashin?

Sali Berisha: Ishin dy kandidatë, Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi.

Lorenc Vangjeli: Nuk i dhatë një garë të drejtë zotit Olldashi duke nisur që nga numrat rendor në letrat e votimit.

Sali Berisha: Mos hy në atë punë ti tani. Të jesh i bindur që kam qenë i drejtë.

Lorenc Vangjeli: Edhe drapri ashtu thotë “jam i drejtë”.

Sali Berisha: Edhe ata që kanë lëshuar llafe kot kanë folur pa baza. Pozicioni im ishte i vështirë. Unë ndoqa një linjë jo shumë jodemokratike. Unë i kërkova udhëheqjes së PD-së që të mos anësojnë. Sot ke demokratët në SHBA, po bëjnë garën dhe figurat kryesore nuk anësojnë akoma. Ata do të votojnë në konventë. A ishte demokratike kjo? Nuk mund të them, se njerëzit kishin të drejtën që të shpreheshin. Të vetmen gjë që kam bërë. Nuk gjen njeri kurrë që i thirra dhe i thashë voto këtë ose ata. Secili nga ata që thonë mbrapa e la ky apo ai, po të kishin ardhur do kishin marrë një po si këta.

Juli Xhokaxhi: Zhgënjime keni nga zoti Basha?

Sali Berisha: Jam njeri i tërhequr.

Juli Xhokaxhi: Personale po flas?

Sali Berisha: Nuk kam asgjë personale.

Juli Xhokaxhi: Personale si gjykimin tuaj personal?

Sali Berisha: Unë kam një objektiv nga mëngjesi deri në darkë, “al modo mio” që këtë narkoshtet…

Lorenc Vangjeli: E thënë me fjalë të tjera një baba ndërton një shtëpi të bukur, të mirë, me ato halle, probleme dhe shikon çunin që e shet lirë.

Sali Berisha: Nuk ka qëllim patronalist kundër meje. Besoj që Lulzim Basha e ka faktuar këtë. Nuk ka patronalizëm ndaj tij. /tvklan.al