Për dikë që udhëton shpesh nëpër botë për evente të ndryshme kinematografike, frika e udhëtimit në avion nuk është aspak diçka e mirë.
Në një intervistë për Travel + Leisure, aktorja 56-vjeçare Jennifer Aniston ka rrëfyer se për një kohë të gjatë ka qenë supersticioze dhe në të kaluarën ajo hipte në avion me këmbën e djathtë.
Megjithatë, ajo tani ka gjetur një metodë më efektive që është hipnoza për të kapërcyer këtë frikë.
“Kam bërë hipnozë kohët e fundit dhe një nga gjërat që duhet bërë është që të heqim dorë nga të gjitha këto besëtytni”, shpjegon ajo duke treguar se zakonin e të hipurit në avion me këmbë të djathtë tashmë e ka lënë pas.
Përveç kësaj, aktorja thotë se meditimi ka qenë gjithashtu çelësi për menaxhimin e ankthit gjatë udhëtimeve me avion.
Në fund të intervistës aktorja theksoi gjithashtu vlerën e udhëtimit si një përvojë transformuese dhe thekson se i pëlqen të udhëtojë nëpër botë.
Tv Klan