Pesë muaj pas ndarjes me Justin Theroux, kohë në të cilën u aludua shumë se ajo do të kthehej me Brad Pitt, Jennifer Aniston thyen heshtjen. Në një intervistë për revistën

Instyle

, e cila i dedikon kopertinën, ajo shprehet se nuk e ka zemrën të thyer dhe se nuk është bërë për të qenë nënë.

Mund të konsiderohet deklaratë e fortë kjo e fundit, por Jenn shpjegon se njerëzit gjithmonë e kanë keqkuptuar, duke e akuzuar që nuk di të mbajë një burrë apo se nuk bën fëmijë pikërisht sepse është egoiste.

49 vjeç, sexy më shumë se kurrë, Anisston jep detaje për vështirësitë që ka kaluar, duke e mbyllur me intervistën se mbase qëllimi i saj në jetë nuk është riprodhimi.

Tv  Klan