Jenifer Lopez është në një lidhje prej disa muajsh  me bejsbollisitn e njohur Alex Rodrigues.

Ata nuk hezitojnë që herë pas herë të shprehin dashurinë për njeri-tjetrin, duke lënë të kuptojnë se marrëdhënia e tyre shkon më së miri.

Ata u panë së bashku,ditën e djeshme në një nga plazhet e Amerikës, ku një unazë në gishtin e 48-vjeçares, ngriti dyshimet se Jennifer  dhe Alex mund të jenë martuar.

Është përfolur shpesh për një martesë midis tyre, madje u tha se ata do të organizojnë një dasmë verore në Itali.

Ylli i Hollywood bëri dhe një këngë në lidhje më unazën e martesës, por megjithatë çifti asnjëherë nuk kanë pohur diçka të tillë.

Klan Plus