Këngëtarja transferohet në Los Angeles pranë aktorit

Jennifer Lopez është transferuar në Los Angeles për një “fillim të ri” me Ben Affleck. Një burim i afërt me këngëtaren konfirmoi se Jennifer Lopez “po përgatitet të largohet nga shtëpia e saj luksoze në Miami ku ajo jetonte me qera, me ish-partnerin e saj Alex Rodriguez.

 “Ajo do të jetë mes Los Angeles dhe Hamptons këtë verë, por po kërkon një shtëpi në Los Angeles, qyteti që do të jetë baza e saj e re”,- bën me dije burimi.

Për ta konfirmuar se kjo nuk është një lëvizje e përkohshme, është edhe fakti që Jennifer Lopez do të marrë me vete edhe binjakët e saj Emme dhe Maximilian, që ka me ish-bashkëshortin e saj Marc Anthony. Padyshim, kjo lëvizje e Jennifer nga Miami dhe Los Angeles, do të thotë që këngëtarja do të mund të kalojë më shumë kohë me Ben Affleck.

Sipas thashethemeve, çifti Bennifer dukeshin shumë i lumtur muajt e fundit kur ata ishin fotografuar  nga paparacët.

Klan News