Aktorja 51-vjeçare thuhet se do të luajë në filmin “Animals”

Jennifer Garner dhe Ben Affleck janë të divorcuar por ato shpesh kanë qenë kryefjala e mediave rozë për raportin e mirë që gëzojnë së bashku. Ata përflitet se do të bashkëpunojnë edhe një projekt kinematografik i cili do të drejtohet nga Ben Affleck.

Aktorja është në negociata për të luajtur përballë Matt Damon në filmin Animals, një thriller krimi që do të transmetohet në Netflix. Filmi ka të bëjë me një kandidat për kryetar bashkie dhe gruan e tij, djali i të cilit është rrëmbyer.

Të rrethuar nga shumë armiq, politikë e të tjerë cifti nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të merren me punë të pista për të shpëtuar djalin e tyre. Ende nuk ëshët firmosur asnjë krontatë, por nëse palët bien dakord,  xhirimet e filmit mund të nisin gjatë muajist mars në Los Angeles.

Klan News