jenifferFilmi “The Hunger Games: Catching Fire” ka triumfuar mbrëmjen e së Dielës në natën e ndarjes së çmimeve “MTV Movie Awards 2014” në Nokia Theatre, Los Angelos. Me yllin Jennifer Lawrence, “The Hunger Games” është renditur në vend të parë si filmi më i mirë dukë u pasuar nga “12 Years of Slave” dhe “American Hustle”.

Gjatë mbrëmjes përveç çmimeve nuk munguan as surprizat. Klipe të filmave si “Spider-Man 2”; “Days of future Past” dhe “The Fault in Our Stars” u shfaqën për herë të parë.

Më poshtë është lista e plotë e fituesve, siç u votuan nga fansat:

Performanca më e mirë femërore u fitua nga Jennifer Lawrence – “The Hunger Games: Catching Fire”.

Performanca më e mirë mashkullore u fitua nga Josh Hutcherson – “The Hunger Games: Catching Fire”.

Puthja më e mirë u fitua nga Emma Roberts, Jennifer Aniston dhe Will Poulter – “We’re the Millers (New Line Cinema).

Performanca më e mirë e meshkujve që kanë ekspozuar trupin u fitua nga Zac Efron – “That Awkward Moment”.

Performanca më e mirë komedi u fitua nga Jonah Hill – “The Wolf of Wall Street”.

Transformimi më i mirë u fitua nga Jared Leto – “Dallas Buyers Club”

Dyshja më e mirë u shpall Vin Diesel dhe Paul Walker – “Fast & Furious 6”.

Kolona zanore më e mirë u fitua nga Backstreet Boys, Jay Baruchel, Seth Rogen dhe Crain Robinson – “This is the End”.

Heroi më i mirë u fitua nga Henry Cavill në rolin e Clark Kent – “Man of Steel”.

Kristi Petro/tvklan.al